Sot realizuam një takim me nënkryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Kujtim Gashi, me të cilin diskutuam gjerë e gjatë për qeverisjen lokale, duke qenë se Kujtimi ka një përvojë të gjatë në institucionet shtetërore, e bisedat me të ishin kryesisht për nevojat e komunitetit, sfidat me të cilat përballemi ne, si dhe përvojat zona në fusha të ndryshme.
Kujtim Gashi ka qenë Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për periudhën 2018-2020, dhe gjatë kësaj kohe, ish-ministri Gashi nëpërmjet MKRS-së financon ndërtimin e Qendrës së Kulturës “Imri Curri” me 250 mijë €, projekt i cili fazën e dytë dhe punët shtesë i kemi përfunduar në vitit 2022 në kohë rekord