Mirëprita Komandën Rajonale të LMT Polish KFOR, në një takim përshëndetës pas përfundimit të mandatit të tyre, pas një bashkëpunimi të shkëlqyer që kishim me ta mes periudhës korrik 2023 – shkurt 2024, ku ndër tjera kemi realizuar projekte me rëndësi në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe zhvillimit ekonomik, duke përmendur me këtë rast donacionin e Smart TV në ShML “Dardania”, donacioni i defibrilatorëve në çerdhe, krevateve dhe dollapëve për fëmijët në çerdhe e projekte tjera.
Komuna e Hanit të Elezit vlerëson kontributin e Kontigjentit Polak të KFOR dhe do të vazhdojmë të jemi në bashkëpunim të shkëlqyer me çdo Kontigjent të KFOR që merr mandatin udhëheqës.