Mirëprita në takim komandantin e Komandës së Rajonit Perëndim të KFOR-it, kolonelin Francesco Ferrara, të cilin e urova për detyrën e re në krye të Komandës.
Kolonelin Ferrara e falënderova për vizitën dhe për projektet e shumta të realizuara falë bashkëpunimit të ngushtë mes nesh.
Me rastin e vizitës, shfrytëzova rastin që ta njoftoj me Qendrën e Kulturës “Imri Curri”, e cila gërsheton traditën dhe modernen.