Në prag të fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, sot ftova zyrtarët që t’i uroj për një agjërim të lehtë dhe kohë sa më paqësore, duke reflektuar me mirësi, bashkëpunim, solidaritet, mirëkuptim e durim në ambientet e punës përgjatë ditëve kur do të jemi agjërueshëm, e duke shpresuar se këto cilësi të na përcjellin edhe pas përfundimit të Ramazanit.