Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma , priti sot në takim pune Drejtorin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës Prof. Sylë Tahirsylaj.
Për të njoftuar për rrjedhën e punëve dhe pregaditjet teknike të stacionit për monitorimin e ajrit në Hanë të Elezit, z. Syla tha se kjo pajisje është pjesë e një programi më të gjërë të financuar nga Komisioni Evropian.
Duke e vlerësuar Fabrikën e Çimentos ,,Sharrcem” ndër kontribuesit më të mëdhenjë të ndotjes së ajrit në Kosovë jemi angazhuar që ndër stacionet e para për monitorimin e ndotjes së ajrit si pjesë e këtij programi të instalohet këtu.
Vlera e këtij projekti tejkalon shumën e 300.000,oo €, por jemi duke instaluar një aparaturë tejet moderne që do të na mundësojë që të bëjmë monitorimin e një numri të madhë të analizave dhe parmetrave të ndryshëm të cilat do të jenë transparente për të gjitha palët e interesuara.
Stacioni i monitorimit për momentin është në fazën testuese e cila do të zgjasë 45 ditë ,pas së cilë do të funksionalizohet në kapacitetin e sajë të plotë tha më tej z. Syla.
Duke falemnderuar për angazhimin e IHK-ja që Hani i Elezit të ketë një stacion relevant e cila gjatë tërë kohës do të monitorojë nivelin e ndotjes së ajrit ,kryetari komunës Rufki Suma , tha se jemi shumë të interesuar që të kemi qasje në të dhënat nga këto matje në mënyrë që qytetarët gjatë tërë kohës të jenë në njohuri për nivelin e ndotjes së ambientit.
Kemi njohuri se edhe kompania ,,Sharrcem” ka bërë investime për eliminimin e burimeve të ndotësve, megjithatë kontrolli i vazhdueshëm i bazuar edhe në matje relevante do të jetë një ndihmesë e madhe për një menagjim të përbashkët të ruajtjes së ambientit .
Zyra për Informim