Hani i Elezit 02.10.2013
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, z. Besim Ilazi dhe ai i Hanit Elezit, z. Rufki Suma, e kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të bashkëpunimit dhe financimit të projektit të përbashkët: “Asfaltimi i rrugës Gorancë – Glloboçicë”.
Në marrëveshjen e nënshkruar thuhet se bashkëpunimi ndërkomunal është i bazuar në interesin e përbashkët, pasi që rruga Gorancë – Glloboçicë lidh dy komunat fqinje. Në marrëveshje, përveç tjerash saktësohet se marrëdhëniet pronësore juridike për pronat nëpër të cilat do të kalon rruga, do t’i zgjidhin Komuna e Kaçanikut dhe Hanit Elezit në bashkëpunim me pronarët e pronave.
Zyra për informim