Kryetari i komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma morri pjesë në cilësinë e panelistit në evenimentin Microsoft Industry Week “Ndikim i vërtetë për një qeverisje dhe arsim më të mirë” të organizuar nga Microsoft në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Në këtë eveniment prezantuan ekspertë të mirënjohur nga Microsoft dhe ekspertë të sektorit publik, përfaqësues nga Ministria e Administratës Publike, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, me fokus dy fusha kryesore të interesit: e-Qeverisja dhe Arsimi.
Në sesionin e arsimit, u prezantuan tema me rrëndësi për arsim më të mirë dhe transformim të mësimdhënies dhe nxënies duke përfshirë edhe demonstrime të teknologjive të Microsoft-it
Kryetari Suma në këtë konferencë prezantoi të arriturat e komunës së Hanit të Elezit në fushën e teknologjisë informative duke theksuar investimet në sektorin e arsimit dhe përfitimet nga aplikimi e kësaj teknologjie në mësimdhënien moderne.
Kryetari Suma me këtë rast falënderoi Qeverin Amerikane –projektin e USAID-it, Qeverin e Zvicrës –projektin LOGOS dhe Qeverin e Luksemburgut –Projektin CARITAS që ndihmuan në realizimin e këtij projekti