Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, uron të gjithë besimtarët myslimanë ku do që janë, muajin e bekuar të Ramazanit
Duke qenë se muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës dhe i përkushtimit ndaj Zotit, uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet me gjithë ata që kanë nevojë.
Duke ju shprehur urimet e mia më të mira, Ju dëshiroj agjërim të lehtë, harmoni dhe begati e mirëqenie në familjet tuaja.