Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune znj.Igballe Rogova, drejtore ekzekutive e rrjetit të Grupit të Grave në Kosovë, znj.Donjeta Morina nga rrjeti i Grupit të Grave në Kosovë dhe znj.Tenzin Dollker.
Temë e bashkëbisedimit të Kryetarit Suma me përfaqësueset e rrjetit të Grupit të Grave në Kosovë ishte buxhetimi i përgjegjshëm gjinorë.
Znj.Igballe Rogova, drejtore ekzekutive e rrjetit të Grupit të Grave në Kosovë, tha se sipas ligjit, barazia ndërmjet gjinive është vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë së Kosovë, me mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve për kontributin e tyre në zhvillimin politik, ekonomik, social, kulturor dhe në të gjitha fushat e jetës shoqërore.
Në këtë kontekst buxhetimi i përgjegjshëm gjinorë është strategji për integrimin e perspektivës gjinore në planifikimin ekonomik dhe në buxhetin si në nivel të qeverisë ashtu edhe në nivel të pushtetit lokal..
Kjo vizitë tha znj Rugova është nismë për të incuar një bashkëpunim konkret ndërmjet rrjetit të Grupit të Grave në Kosovë me disa Komuna të Kosovës. Ajo tha se Komuna e Hanit të Elezit pas asaj të Gjakovës dhe Kamenicës është komuna e tretë nga 5 komunat të cilat do të jenë pjesë e këtij projekti të bashkëpunimit dhe suksesi në këto komuna do të jetë vendimtarë që praktikat e mira të përcillen edhe në komunat tjera,
Ndërsa Donjeta Morina nga rrjeti i Grupit të Grave në Kosovë tha se strategjia e buxhetimit të përgjegjshëm gjinorë është projekt i cili do të koordinohet me të gjithë faktorët relevant, si Ministritë përkatëse, pushteti lokal, OJQ-të , grupet e grave dhe grupet tjera të interesit
Ajo tha se projekti do të përcillet me trajnime, fushata vetdijësuese, si dhe monitorime të planifikimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinorë.
Kryetari i Komunës Rufki Suma duke falënderuar rrjetin e Grupit të Grave në Kosovë që kanë pëzgjedhur komunën e Hanit të Elezit si pjesë e këtij projekti, është zotuar se komuna e Hanit të Elezit do të kontribuojë që buxhetimin i përgjegjshëm gjinor të jetë politikë institucionale duke përfshirë e perspektivën gjinore në çdo fazë të procesit, planifikimit, miratimit dhe zbatimit të buxhetimit të përgjegjëshëm gjinorë.