Hani i Elezit 29.12.2010
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma në takimin e fundvitit me gazetarët, vitin 2010 e vlerësoi vit të suksesshëm ,si në aspektin e funksionalizimit të institucionit të komunës ashtu edhe nga aspekti i i investimeve të gjithmbarëshme në infrastrukturë e mirëqenie të qytetarëve.
Duke bërë një retrospektivë prej marrjes së mandatit në fillim të vitit 2010,z.Suma tha se gjatë këtij viti në komunën e Hanit të Elezit janë realizuar gjithsej 23 projekte kapitale dhe 2 janë në realizim e sipër në vlerë të gjithëmbarshme prej afro 4 milion €.
Meqense buxheti i komunës në fillim të vitit 2010 ka qenë afro 1.4 milion € dhe nuk ka qenë shumë premtues,z.Suma tha se ka pas shumë mirëkuptim si nga institucionet vendore të cilat investuan afro 2.5 milion € ashtu edhe nga ato ndërkombëtare si Komisioni Evropian,USAID-I,SWISS –LOGOS Intercooperation, UN-HABITAT-ti, CARITAS nga Luksemburgu,Eulogu,Agjensioni për Zhvillim Rajonal AZHR , CDI-nga Zvicra , të cilat me afro 1 milion € ndihmuan komunën tonë në projekte te ndryshme infrastrukturore,duke i shtuar edhe 453.094 € nga të hyrat vetanake.

Viti 2010 shënoi progres edhe në grumbullimin e të hyrave vetanake që arritën shumën prej afro 200,000 € ose 60 % mbi planifikimet, të cilat iu kthyen qytetarëve në formë të projekteve të ndryshme.
Menaxhimi i kujdesshëm i buxhetit rezultoi që prej 1.475.131 € në fund të vitit të realizohet me 97% ose 1.429.022 € nga planifikimet për vitin 2010.
Sigurisht se përkundër të gjitha të arriturave gjatë këtij viti ishin edhe vështërsit me të cilat do të duhet të ballafaqohemi edhe për vitin e ardhshëm shtoi z.Suma duke përmendur shumë probleme në fushën e shërbimeve publike si menaxhimi i ujësjellësit,mbeturinave e kanalizimet, si pasojë e mungesës së një kompanie publike e për të cilën pritet që të realizohet në vitin e ardhshëm,problemet me ndotjen e ambientit,shtimin e kapaciteteve të komunës në shërbime sa më të mira për qytetarët .
Duke përmendur edhe një varg të marrëveshjeve që tashme janë nënshkruar dhe që priten të implementohen në vitin 2011,si ndërtimi i Sallës sportive ,instalimi i stacionit monitorues të ndotjes së ajrit,marrëveshjet afatgjata me disa nga agjencionet ndërkombëtare për të përkrahur Komunën e Hanit të Elezit Kryetari i Komunes Rufki Suma shtoi se kemi shumë shpresë se në vitin 2011 do ti realizojmë të gjitha projektet që tashmë janë miratuar në Kuvendin e Komunës
Në vazhdën e aktiviteteve ditore në këtë fundviti z.Suma është takuar edhe me Këshiltarët e Kuvendit të Komunës me ç’rastë falemnderoi për bashkëpunimin shumë të mirë duke i cilësuar të gjitha të arriturat si të përbashkëta,si edhe me qytetarët me të cilët i debatoi të arriturat dhe sfidat të cilat i presin për vitin 2011.
Zyra për Informim