Hani i Elezit 19.11.2013
Kryetari i komunes se Hanit të Elezit Rufki Suma, sot vizitoi kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës me ç’rast u prit nga kryetari i Bashkësis Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava. Qëllimi i takimit ishte urimi për rizgjedhjen e Naim ef. Tërnavës në krye të Bashkësis Islame të Kosovës. Me këtë rast kryetari Suma i uroi në emër të tij personal dhe qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit rigzgjedhjen në krye të BIK-ut edhe njehër duke i dëshiruar shëndet dhe suksese të mëtejme.
Të dy kryetarët e rizgjedhur z.Suma dhe ef. Tërnava u zotuan për një bashkpunim edhe më të ngusht mes dy institucioneve. Kryetari Suma në shenjë falënderimi për bashkpunim të deritanishëm i dhuroi myftiut Tërnava amblemën e komunës së Hanit të Elezit.
Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Suma për kontributin e dhënë për qytetarët e Hanit të Elezit në përgjithësi dhe këshillit të bashkësis islame në Han të Elezit në veqanti, për tu zotuar se së shpejti do ta vizitoj komunën e Hanit të Elezit.
Zyra për Informim
