Hani i Elezit 07.03.2014
Në emrin tim dhe në emër të Administratës së Komunës së Hanit të Elezit, urojë të gjitha nënave dhe grave të Kosovës, Festën e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Urojmë të gjitha nënat, motrat e gratë shqiptare, anë e mbanë botës kudo që ata jetojnë e punojnë dhe edukojnë femijët e tyre me frymën e dashurise për njëri tjetrin e për vendin.
Gëzuar 8 Marsin, festën tuaj, mbretëroftë paqja, lumturia dhe harmonia në familjet e juaja.
Kryetari i Komunës Rufki Suma
