Letër Urimi
SH.T.Z. Jan Braathu
Ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë
Prishtinë, Republika e Kosovës
Shkëlqesia Juaj, Ambasador Braathu
Përmes kësaj letre, më lejoni që në emrin tim personal dhe të banorëve të Komunës së Hanit të Elezit, të ju uroj me rastin e shënimit të 200 vjetorit të Kushtetutës së Mbretërisë së Norvegjisë. Shfrytëzoj këtë rast feste për të ju falënderuar Juve personalisht për përkrahjen e pakursyer gjatë gjithë punës për vendin tonë.
Falë ndihmës së dhënë nga Mbretëria Norvegjeze, Republika e Kosovës për një periudhë të shkurtër ka arritur rezultate të prekshme në zhvillimin demokratik të vendi. Jam falënderues për miqësinë tonë dhe pres për vazhdimin e bashkëpunimit dhe prosperimin e popullit tuaj.
Para së të përmbyllë këtë letër, të lutem i pranoni dëshirat e mia më të ngrohta për suksesin e vazhdueshëm dhe shëndet të mirë për Ju dhe familjen tuaj, duke shprehur edhe një herë mirënjohjen time të thellë si dhe të Komunës së Hanit të Elezit për rolin tuaj dhe Mbretërisë së Norvegjisë për përparimin e Kosovës.
Sinqerisht,
Rufki Suma
Kryetari i Komunës
Hani i Elezit, Republika e Kosovës