Hani i Elezit 30.06.2014
Funksionalizimi i Qendrës për Shërbimin e qytetarëve në komunën e Hanit të Elezit që në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014 po rezulton me shtimin e shërbimeve që komuna e Hanit të Elezit po ju ofron qytetarëve të vet. Për derisa në periudhën e njëjtë të vitit 2013 komuna e Hanit të Elezit ka proceduar me 3909 lëndë të ndryshme, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2014 në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve janë realizuar 4291 lëndë të ndryshme drejtuar kësaj qendre.Nga numri i përgjithshëm i këtyre lëndëve 2642 janë kërkesa, 1620 janë shërbime tjera ndërsa 35 pretj tyre janë të deklaruara si ankesa. Për nga numri i kërkesave më së shumti i janë drejtuar Drejtorisë së Administratës me 2562 kërkesa për të vazhduar me DUK-në me 841 kërkesa, ndërsa raporti i financiar i mjeteve të grumbulluara nga shërbimet në këtë qendër është 4.138 €.
Ndërsa muajt Korrik dhe Gusht është periudhë kur ka fluks të shtuar të kërkesave kryesisht për shkak të ardhjes së bashkëqytetarëve tanë, qendra për shërbim të qytetarëve është e gatshme që të pres dhe të shërbej në afat sa më të shpejt për të gjitha ata që do të kenë nevojë për rregullimin e dokumente të tyre personale gjatë kësaj kohe.
Kryetari i Komunës Rufki Suma tha se funksionalizimi i Qendrës për Shërbimin e qytetarëve në komunën e Hanit të Elezit tashmë ofron kushte optimale për të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët tanë. Jemi duke e përcjellur numrin e qytetarëve të cilët i drejtohen komunës për realizimin e nevojave të tyre dhe jemi të mobilizuar që të ju shërbejmë me kohë. Në këtë periudhë gjithsesi prioritet do të kenë bashkatdhetarët tanë të cilët qëndrojnë në pushime në vendlindje dhe të cilët nuk kanë kohë të mjaftueshme për të humbur para sporteleve. Për këtë arsye në momentin kur të vlerësojmë se ka nevojë për angazhim shtesë atë edhe do të bëjmë qoftë përmes orarit të zgjatur apo nëse paraqitet nevoja edhe ditëve të shtune tha kryetari Suma.
Zyra për Informim