Hani i Elezit 17.01.2014
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim rasti Komandantin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes(KDS) të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Enver Cikaqi me bashkëpunëtorët, zëvendëskomandanti i KDS-së kolonel Irfete Spahiu, drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak Hajrush Kurtaj si dhe komandanti i Batalionit të Xhenios, nënkolonel Bedri Zeqiri.
Musafirë nga Forca e Sigurisë së Kosovës uruan kryetarin Suma me rastin e rizgjedhjes në krye të komunës së Hanit të Elezit me ç’rast deklaruan gadishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komunës së Hanit të Elezit.
Zyra për informim