Kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim pune Drejtorin e Zyrës Regjionale të OSBE-së në Gjilan z.Ulrich Biffar.
Takimi është realizuar në vazhdën e bashkëpunimit shumë të mire ndërmjet komunës së Hanit të Elezit dhe Zyrës Regjionale të OSBE-së në Gjilan.
Zoti Biffar vizitën në komunën e Hanit të Elezit e realizoi me qëllim të njoftimit të kryetarit Suma me anëtarët e rinjë të stafit të OSBE-së të cilët do të bashkëpunojnë me komunën e Hanit të Elezit.Ata do të jenë z.Nathan Grison dhe z.Basri Sejdiu.
Duke ju uruar mirëseardhje, kryetari Suma rikonfirmoi edhe një here bashkëpunimin shumë të mirë me Zyrën Regjionale të OSBE-së në Gjilan si dhe vlerësoi lartë kontributin e kësaj zyreje në fillimet e funksionimit të komunës së Hanit të Elezit. Ai theksoi angazhimin e përhershëm dhe shumë të sinqertë në ndihmën dhënë komunës në ngritjen e kapaciteteve të resurseve njerzore duke theksuar në veçanti kontributin e z.Biffar.
Kryetari Suma tha se shpreson shumë që kjo frymë e bashkëpunimit do të vazhdohet edhe me anëtarët e rijë të këtij stafi.
Ndërsa Drejtori i Zyrës Regjionale të OSBE-së në Gjilan z.Ulrich Biffar tha se kjo zyre është e gatshme të përkrah komunën e Hanit të Elezit në të gjitha aspektet të cilat do të identifikohen të nevojshme për ngritjen e kapacitetve të komunës përmes takimeve, konsultimeve dhe trajnimeve të nevojshme, dhe këto aktivitete do të kooordinohen me zyrën OSBE-së në komunën e Hanit të Elezit tha z.Biffar.