Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma zhvilloi takim pune me z.Norbert Pijls Kordinator i Projektit për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS) financuar nga SDC-ja (Swiss Agency for Development and Cooperation), dhe e cila zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation
z.Norbert Pijls e njoftoi kryetarin Suma me ecurin e projekteve të cilat është duke i zhvilluar DEMOS-i si dhe lidhur me përgatitjen e komunave partnere për fazën tjetër të aplikimeve për grantet të cilat do të implementohen në vitin e ardhëshëm.
Në takim bashkëbiseduesit vlerësuan edhe projektin e vlerësimit të performancave të komunave e cila është duke u implementuar.
Kryetari i Komunës z. Rufki Suma dhe z.Pijls gjithashtu biseduan edhe lidhur me Planin për menagjimin e mbeturinave me ç’rast Projekti DEMOS është i gatshëm të ofrojë përkrahje juridike dhe teknike për themelimin e ndërmarrjes publike.