Duke ju dëshiruar mirëseardhje dhe falënderim për punën dhe angazhimin e njësisë nga Kompania e Deminimit e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) e cila është duke vepruar në komunën e Hanit të Elezit, Kryetari Suma tha se fatkeqësisht banorët e komunës së Hanit të Elezit edhe për shumë vite nuk do të mund të lëvizin lirshëm.
Për 15 vjet në komunën e Hanit të Elezit janë pastruar mijëra metra katrorë fusha të minuara, janë gjetur dhe asgjësuar me mija mjete të pashpërthyera. Pasojat e asaj lufte, e cila ishte e projektuar për gjenocid, po i ndjejnë edhe sot e kësaj ditë tha kryetari Suma.
Janë shumë qytetarë që kanë humbur jetën e shumë të tjerë të lënduar rëndë e me invaliditet të përhershëm të gjymtyrëve nga shpërthimi i minave që janë “mbjellë” nga policia, ushtria dhe forcat paraushtarake serbe.
Me deminerët, me shumicën prej të cilëve kemi qenë së bashku në luftën e UÇK-së, tani deminerët e FSK-së kamë edhe lidhje emocionale tha kryetari Suma nga se si deminues të dalluar kemi vepruar që nga paslufta, edhe si pjesëtarë të ish-Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK) të Brigadës së Xhenios në Han të Elezit edhe si pjesëtarë të FSK-së, duke kryer shumë aksione pastrimi pa asnjë pasojë që gjatë kohës së luftës apo menjëher pas sajë.
Ndërsa Sejdi Krasniqi Komandant i Kompanisë së Deminimit e Forcave të Sigurisë së Kosovës tha se fushat e minuara janë kryesisht zonat kufitare ku janë vendosur mina, aty ku janë zhvilluar luftimet, por edhe ku ka bombarduar NATO. Në fushëbeteja kanë mbetur projektilë, raketa, granata, mina antitanke dhe antipersonale ndërsa më të rrezikshmet janë kasetë-bombat.
Komandanti tha se në Kosovë janë të identifikuara shumë zona të rrezikshme, kurse të dyshuara konsiderohen edhe shumë pjesë të vendit tone, ngase FSK dhe kompania e deminuesve të kësaj force nuk posedojnë të gjitha hartat që pasqyrojnë sipërfaqet e minuara nga forcat serbe gjatë luftës së vitit 1998-99. Në disa raste kemi hasur edhe fusha të minuara nga forcat paramilitare dhe të cilat nuk kan qenë të njohura.
Duke vlerësuar punën e njësive të deminimit Kapiten Krasniqi tha se njësitë tona konsiderohen tepër profesionale, sepse nga paslufta qoftë si TMK apo si FSK nuk ka ndodhur asnjë aksident.
Do të kalojnë edhe disa vite derisa vendi të shpallet i pastër nga mbetjet e luftës. Në disa raste madje po gjejmë edhe mjete të luftës së dytë, tha kapiteni Sejdi Krasniqi .
Kryetari i komunës Rufki Suma edhe Kapiten Sejdi Krasniqi edhe një herë falënderuan strukturat e NATO-s për kontributin e tyre në zhvillimet e pasluftës në Kosovë duke potencuar edhe kontributin në trajnimet dhe furnizimin e njësive të deminimit me pajisje moderne .
Pas takimit Kapiten Sejdi Krasniqi dhe Ekipi ndërlidhës këshillues i NATO-s vizituan njësin e deminimit në komunën e Hanit të Elezit e cila për momentin është duke pastruar zonat e dyshuara në rrethin e fshatit Gorancë.
Zyra për Informim