Hani i Elezit 18.01.2013
Me qëllim të njoftimit më të përafërt me zhvillimet dhe planifikimet e ekzekutivit të komunës për vitin 2013 , kryetari Rufki Suma është takuar me administratorët e fshatrave të komunës së Hanit të Elezit.
Duke i falënderuar për bashkëpunimin shumë të mirë z. Suma njoftoi administratorët e fshatrave me përmbylljen e zhvillimeve gjatë vitit 2012 , duke thanë se gjatë vitit të shkuar janë realizuar dhe se kanë filluar të realizohen shumë projekte në përputhje me planifikimet e dakorduara me qytetarët e komunës sonë. Vitin 2013 po e fillojmë me një listë të projekteve me të cilat synojmë të përmbushim obligimet e marra në shumë debate me qytetarët ku janë identifikuar projektet prioritare për realizim. Ai në vazhdim tha se për realizimin e tyre jemi mbështetur në kapacitetin e buxhetit të komunës , por shpresojmë se gjatë vitit do të gjejmë përkrahjen edhe të donatorëve si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë për të realizuar të gjitha ato investime me të cilat synojmë zhvillim të përgjithshëm të komunës sonë.Kryetari Suma kërkoi me këtë rast nga administratorët e fshatrave që të jenë pjesë aktive në realizimin e këtyre projekteve.
Në vazhdim të takimit kryetari Suma i njoftoi Administratorët e fshatrave me vendimin e Kuvendit të Komunës për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për bashkëpunimin e komunës me fshatrat , vendbanimet dhe lagjet urbane të komunës së Hanit të Elezit.
Sipas Rregullores së re , bashkëpunimi i komunës me fshatrat vendbanimet dhe lagjet do të mbështet në bazë të ndarjeve sipas zonave kadastrale. Me vendimin e Kuvendit të Komunës është caktuar edhe komisioni pesë anëtarësh i cili do të përcjellë zgjedhjet e reja sipas kësaj rregullore tha Drejtori i Administratës në Komunën e Hanit të Elezit Fari Kalisi . Ai kërkoi nga administratorët aktual që të fillojnë konsultimet e nevojshme në mënyrë që procesi i zgjedhjeve të zhvillohet në përputhje me rregulloren e re.
Zyra për Informim