Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, priti në një takim kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Sumën, me të cilin bisedoi për mundësinë e bashkëpunimit në mes dy institucioneve në fushat përkatëse.
Ministri Agani, falenderoi kryetarin Suma për vizitën e bërë, ndërsa e njoftoi me punën dhe prioritet e kësaj ministrie.
Kryetari Suma njoftoi ministrin Agani për gjendjen aktuale në të cilën gjendet kjo komunë, në aspektin e mjedisit, duke theksuar se kjo komunë ka probleme në rrjetin e kanalizimin, i cili është dëmtuar nga vërshimet e fundit.
Po ashtu temë e bisedës ishte edhe çështja e legalizimit të ndërtimeve, proces ky që sipas tyre po ecën në dinamikën e paraparë.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për një bashkëpunim në fushat përkatëse