Kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim rasti znj.Gwendoline Mennetrier, udhëheqëse e Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapsinorë Komunal (MuSPP), i financuar nga shteti Suedez përmes SIDA-s dhe implementuar nga UN HABITAT-i.
Takimi kishte karakter lamtumirës me rastin e përfundimit të Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapsinorë Komunal (MuSPP).
znj.Gwendoline Mennetrier me këtë rast falënderoi kryetarin e komunës Rufki Suma për bashkëpunimin shumë të sinqert që ka rezultuar me shumë projekte të përbashkëta në interes të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit.
Ndërsa kryetari Suma shprehu mirënjohje dhe respekt të lartë për kontributin e Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapsinorë Komunal (MuSPP) në hartimin e shumë dokumenteve strategjike për komunën e Hanit të Elezit dhe projekteve konkrete të realizuara gjat këtyre viteve.