Kryetari i komunës Rufki Suma i shoqëruar edhe nga nënkryetari i komunës z.Menduh Vlashi pritën në takim pune zyrtarë nga Këshilli i Sigurisë i Kosovës, z.Kujtim Bytyqi, Bledar Abazi, Tafil Meha dhe Misim Nesushta.
Temë e bashkëbisedimit e Kryetarit Suma dhe Zyrtarëve të Lartë nga Këshilli i Sigurisë i Kosovës ishte informimi mbi dokumentin “Strategjia për parandalimin ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm 2015-2020”
Aktiviteti në parandalimin e ekstremizmit dhe dhunës që qon në terrorizëm me Strategjinë për parandalimin ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terorizëm 2015-2020” është prioritet i qeverisë së Kosovës tha z.Kujtim Bytyqi zyrtarë i lartë nga Këshilli i Sigurisë i Kosovës.
Objektivat strategjike të përcaktuara në këtë dokument synojnë të adresojnë faktorët që ndikojnë në radikalizmin e popullsisë, në veçanti të rinjët
Aktiviteti për parandalimin e ekstremizmit dhe dhunës që qon në terrorizëm, është një prej prioriteteve, që duhet ta zhvillojmë bashkërisht të gjitha institucionet .
Ky parandalim kërkon masa të ndryshme dhe në shumë fusha si e arsimit, në mënyrë që të rinjët në shkolla të edukohen në formën e tillë, që të mos të orientohen në mënyrë të dhunshme, masa dhe në fushën e ekonomisë ku individëve potencial tu sigurohet dhe punësimi dhe mirëqenia dhe kjo të mos jetë shkas i bashkimit të grupeve të ndryshme.
Ndërsa si masë duhet të jetë edhe riedukimi atyre individëve që kanë qenë në fronte të ndryshme dhe po kthehen, sepse paraqesin rrezik të veçantë për vendin dhe ne duhet të punojmë bashkërisht se si ata të integrohen
Bashkëbiseduesit u pajtuan se pasojat nga terrorizmi mundë të jenë shumë të mëdha, afatgjate dhe kërkohet domosdoshmërisht një bashkëveprim i të gjitha institucioneve që të eliminohen shkaqet dhe ndikimi i tyre në vendin tone.