Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti sot në takim pune z.Charles Noble, Udhëheqës i ekipit të Elementit Mbështetës Civilo Ushtarak të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me bashkëpunëtorët e tijë, si dhe përfaqësues nga programi ICITAP që vepron në Kosovë i përkrahur nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve, znj.Remzije Ibrahimi dhe znj.Shqipe Durguti.
z.Charles Noble, informoi kryetarin Suma se qëllimi i kësaj vizite është përpjekja e vazhdueshme për përkrahjen e komunës Hanit të Elezit në veçanti sektorin e arsimit dhe shëndetësisë si dhe të shkëmbehen informatat lidhur me të arriturat dhe sfidat me të cilën komuna e Hanit të Elezit po përballet në funksionimin e sajë në shërbim sa më të mire të qytetarëve .
Kryetari Suma duke e mirëpritur këtë takim, dhe duke falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që komuna e Hanit të Elezit në vazhdimësi ka përfituar nga programet e ndryshme të USAID-it u shpreh i gatshëm, që për çdo gjë që varet nga ai, do ta përkrahet pa rezervë. Ai i informoi mysafiret për angazhimet dhe përpjekjet që komuna e Hanit të Elezit ka bërë në vitet e fundit për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, duke mos lënë pa e përmendur mes tjerash edhe realizimin e shumë projekteve të përbashkëta të Komunës me shumë donator për të cilët ju jemi mirënjohës tha z.Suma. Sigurisht se në këtë rrugëtimin tone kemi pasë edhe shumë sfida me të cilat jemi munduar që të ballafaqohemi dhe ato ti zgjedhim për aq sa lejojnë mundësit tona tejet të kufizuara buxhetore. Përkundër kësaj vëmendje të veçant i kemi kushtuar sektorit të arsimit dhe shëndetësisë të cilat plotësojnë kushtet e nevojshme për funksionim normal.
Për z.Charles Noble ishte në interes të dijë se cilat mundë të jenë problemet eventuale që mundë të cenojnë gjendjen e sigurisë në komunën e Hanit të Elezit, për të cilat z.Suma tha se problemet e komunës së Hanit të Elezit mundë të cilësohen si të njejta me pjesët tjera të Kosovës, si niveli i lartë i papunësisë dhe gjendja e vështirë ekonomike e sociale e populatës. Jemi duke bërë përpjekje të asistojmë që me projekte konkrete që gjenerojnë vende pune të ndihmojmë popullatën e komunës sonë. Brengë e veçantë mbetet fati i punëtorëve në Kompanin Sharrcem. Largimi eventual i një numri ca më të madhë i tyre do të vështërsojë gjendjen në komunë.
Ndërsa sa i përket rreziqeve potenciale, kryetari Suma tha se përkundër faktit se jemi komunë kufitare dallohemi për numër shumë të vogël të rasteve të cenimit të sigurisë publike.Megjithatë vendkalimet kufitare bartin me vehte edhe rreziçe të ndryshme duke përmendur se vendkalimet kufitare si ajo rrugore dhe hekurudhore të cilat janë jashtëzakonisht të ngarkuara me transport të mallrave.Në këto mallra janë edhe derivate të ndryshme të cilat jo mjaft mire janë të siguruara dhe të sistemuara dhe paraqesin rrezik potencial për komunitetin tha z.Suma.
Kryetari Suma dhe z.Charles Noble, Udhëheqës i ekipit të Elementit Mbështetës Civilo Ushtarak të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, si dhe përfaqësues nga programi ICITAP-it u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të identifikojnë projekte konkrete për implementim në kuadër të këtij bashkëpunimi.
Zyra për Informim