Hani i Elezit 02.03.2012
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Drejtorin e Zyrës Regjionale të OSBE-së në Gjilan z.Ulrich Biffar.
Takimi I cili kishte karakter informues u përqëndrua në zhvillimet e përgjithshme në komunën e Hanit të Elezit ,si dhe sfidat dhe problemet me të cilën po pëballet ekzekutivi .
Ka qenë gjithmonë kënaqësia e ime që të vizitoj komunën e Hanit të Elezit, tha z. Biffar ,dhe se në vazhdimësi jemi duke i përcjellur zhvilimet dhe të arriturat në komunën e juaj.
Ekipi i ynë gjatë tërë kohës na ka dhënë informata se me shumë sukses e keni menagjuar situatën e rëndë nga reshjet e mëdha të borës,dhe se gjendja ka qenë në kufij të normales.
Komune e Hanit të Elezit me kohë ka bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë stinës së dimërit ,dhe se gjatë kësaj situate kemi pasë të angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme .Kompania e kontraktuar ,,Eskavatori” nga Ferizaj,kompania komunale publike ,,Pastërtia” njësiti I zjarrëfikësve si dhe bashkëpunimi I mirë me administratorët e fshatrave , kanë bërë që për dallim nga komunat tjera ,jeta në komunën e Hanit të Elezit të zhvillohet në kushte normale.
Gjatë kësaj kohe kemi pasur edhe raste specifike kur është dashur angazhim shtesë ,sidomos në rastet me të sëmurë të cilëve iu kemi asistuar apo në raste për ndihme emergjente në furnizime me ushqime ,mirëpo ajo që duhet të theksohet është se nuk kemi pasur as një vendbanim të bllokuar.

Raportet e ekzekutivit të Hanit të Elezit me kompanin ,,Sharrcem” ishin temë tjetër e këtij bashkëbisedimi.
Në përgjigjeje të këtij interesi të musafirit ,kryetari I komunës z.Suma tha se qëndrojmë pranë kërkesës sonë që në baza Ligjore të marrim spjegim zyrtarë në lidhje me Ligjshmërinë e shitjes së kësaj kompanie.Mirëpo kjo nuk do të na pengojë që të vendosim lidhje bashkëpunimi në interes të përbashkët.Ajo që mbetet shqetësim është statuti I punëtorëve pas skadimit të kontratave dhe perspektiva e tyre.

Temë tjetë e këtij bashkëbisedimi ishte edhe gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm.
Zgjidhjen e këtij problemi ,kryetari I komunës e vlerësoi si më të vështirin. Edhe përkundër investimeve të konsuderueshme në dy sistemet e furnizimit ,megjithatë kemi ende shumë probleme në furnizim si në sasi ashtu edhe në cilësi.Kjo ndodh shkaku I mospërmbushjes së obligimeve nga kontraktuesit,në veçanti nga kompania regjionale ,,Bifurkacioni” që sipas marrveshjes ka qenë e obliguar të mirëmbajë rrjetin e furnizimit.Në anën tjetër pengesat ligjore që si komunë të marrim për sipër menagjimin me furnizimin me ujë vetëm sa e bënë edhe më të rëndë këtë zgjedhje.
Duke I falemnderuar për kohën e ndarë për këtë takim z.Biffar tha se të gjitha këto shqetsime janë shumë të arsyeshme dhe kanë të bëjnë drejtpërdrejtë më mirëqenijen e qytetarëve tuaj .Shpresoj se do të gjeni mënyra që të bëni më të mirën dhe se në këtë drejtim do të keni edhe përkrahjen tonë.
Zyra për Informim