Kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim Ekipin e Elementit Mbështetës Civilo Ushtarak të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Ky takim është realizuar në vazhdën e bashkëpunimit të Komunës së Hanit të Elezit me Elementin Mbështetës Civilo Ushtarak të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Zyrtarët Jason Stump, Kristofer Jacobson, Jeefrey Carroll dhe Jan Krieg do të jenë anëtarë të rijë në kuadër të kësaj ekipe dhe ky takim kishte për qëllim njohjen si dhe deklarimin e tyre për vazhdimësin e bashkëpunimit me komunën e Hanit të Elezit.
Duke i njoftuar musafirët për të arrituart dhe sfidat në komunën e Hanit të Elezit kryetari Suma falëmnderoi për bashkëpunimin e suksëshëm me këtë ekip si dhe në implemntimin e projektit të instalimit të kamerave në QKMF-në “ Dr Menduh Kaloshi” në Han të Elezit.
Takimit iu bashkuan edhe z.Enver Curri dhe znj. Emine Imishti nga kompania Sharrcem të cilët me anëtarët e Elementin Mbështetës Civilo Ushtarak u dakorduan për implementimin e projektit të rregullimit të murit mbrojtës në oborrin e shkollës “Kështjella e Diturisë” në Paldenicë.
Zyra për Informim