Në debatin publik të organizuar nga komuna e Hanit të Elezit. Kryetari i komunës Rufki Suma prezentoi raportin gjashtëmujorë të punës për vitin 2016.
Kryetari Suma para pjesëmarrësve gjashtëmujori i parë i vitit 2016 karakterizohet me shumë aktivitete me qëllim të realizimit të objektivave të miratuar pë realizim gjat këtij viti.
Ai tha se janë realizuar shumë takime me zyrtarë të lartë duke filluar nga Presidentja znj. Atifete Jahjaga, kryeministrin e Kosovës. z.Isa Mustafa, Ministra e zv.Ministra si dhe me shumë partnerë tanë si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë.
Në të gjitha kë takime janë biseduar të arriturat dhe sfidat e komunës së Hanit të Elezit si dhe është kërkuar përkrahja e tyre në zgjedhjen e disa probleme me të cilat komuna e Hanit të Elezit po ballafaqohet.
Në të gjitha këto takime kemi marrë premtime se do të ndihmohet komuna e jonë tha z.Suma. Kryeytari Suma në takim me qytetarët ritheksoi disa probleme të cilat janë tejet emergjente si problemet me menagjimin me mbeturina si dhe furnizimi me ujë të pijshëm. Janë ndërmarrë shumë veprime duke filluar nga niveli qeveritar që këtyre probleme më në fund ti bëhet zgjidhja.
Kryetari Suma i njoftoi të pranishmit edhe lidhur me projektet të cilat janë realizuar, që janë në realizim si dhe me planet që deri në fund të vitit të përmbyllen projektet e planifikuara për vitin 2016.