Hani i Elezit 23.12.2011
Vitin 2011 e filluam me shumë plane dhe projekte të cilat i deklaruam më prioritare dhe me ambicie që me investime të mbulojmë të gjitha vendbanimet e komunës sonë por edhe në konceptin e këtyre investimeve të jene të përfshira infrastruktura,arsimi ,shëndetësia si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike, tha në fillim të takimit me gazetarët kryetari i komunës Rufki Suma .
Mbështetur në këto plane ishte e hartuar edhe lista e projekteve për financim të investimeve kapitale për vitin 2011.
Siç dihet fillimi i vitit nuk ishte edhe aq premtues,vonesat në miratimin e buxhetit,alokimin e mjeteve ,pastaj pamundësia e rishikimit të planifikuar të buxhetit në muajin qershore,bënë që shumë nga projektet e planifikuar të fillojnë me mjaft vonesë,megjithatë me angazhimin dhe përkushtim maximal ia kemi dalë që në fund të këtij viti të deklaroj se jo vetëm që i kemi përmbushur obligimet e marra në realizimin e projekteve të planifikuara por se ato edhe i kemi tejkaluar.
Shprehur në gjuhën e projekteve dhe investimeve te realizuara në komunën e Hanit të Elezit, për vitin 2011 kishim planifikuar të realizojmë 24 projekte ndërsa po e përmbyllim me 1.777.157,74€ investime në 31 projekte të përfunduara.
Në koston totale të investimeve kapitale për vitin 2011 edhe këtë vit kemi pasur mbështetje të fuqishme të donatorëve të ndryshëm, me shumë të investimeve prej 1.249,593.80, ku vend të rëndësishëm është mbështetja e Zyrës Ndërlidhëse e Komisionit Evropian,MAPL-së,MPMS,LOGOS-i ,KEK-u e Sharrcem-it.
Në vlerën e përgjithshme të investimeve për vitin 2011 janë 265.407.o4 € nga Granti Qeveritarë.
Ajo që në veçanti duhet të përmendet është realizimi shumë i mirë i grumbullimit të të hyrave vetanake gjatë këtij viti,gjë që na ka mundësuar që në financimin e projekteve kapitale për vitin 2011 nga kjo kategori të participojmë me 262.156.90 €.
Mirëpo angazhimi i komunës së Hanit të Elezit ishte i përqendruar edhe në shumë segmente tjera, duke lidhur edhe projekte afatgjate të bashkëpunimit me anë të Marrëveshjeve të Mirëkuptimin me shumë agjencione tjera përkrahëse si ;CARTAS-i i Luksemburgut në përkrahjen e komunitetit të fshatit Seqishtë,LOGOS-i i Zvicrës, përkrahjen e komunës së Hanit të Elezit në fushën e Shërbimeve Publike, REC-i në Hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis ,UN-HABITAT-i –Hartimin e Planit Rregullativ,AZHR-ja-Zhvillimin e Turizmit Rural,UNDP-ja- Bashkëpunim Ndër komunal,GIZ-i promovimin e Bashkëpunimit Ndërkufitarë ,GTZ-ja- përkrahje të Zyrës Kadastrale,Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian –në ngritjen e kapaciteteve të administratës komunale.
Si komunë kufitare jemi angazhuar që të kemi edhe bashkëpunim ndërkufitarë me komunat fqinje të Republikës së Maqedonisë. Në këtë vazhdë kemi lidhur edhe dy Marrëveshje për Bashkëpunim Ndërkufitarë dhe atë me Komunën e Sopishtes dhe Komunën e Studeniçanit dhe se jemi në bisedime qe të kemi edhe marrëveshje tjetra të kësaj natyre.
Viti 2011 do të jetë edhe vit i avancimit të Administratës Komunale me shërbimet të cilat mundë te ju ofrojmë qytetarëve tanë.
Në këtë kontekst hapja e Zyrës Komunale për Regjistrimin Civil do ta konsideroj si të arritur shumë të rëndësishme për qytetarët tanë,ngase nga 3 Nëntori qytetarët mund të pajisen me dokumentet personale në komunën tonë.
Përkundër rezultateve të arritura duhet te theksohen edhe sfidat me të cilat jemi përballur gjatë këtij viti, si problemet me procesin e privatizimit të Sharrcem-it dhe protestat e punëtorëve,problemin me përdorimin e emrit Gjeneral Jankovic në përdorimet zyrtare,rritja e kapacitetit të administratës komunale për ti përmbushur obligimet ndaj qytetarëve si dhe problemet ne fushën e shërbimeve publike që jam i bindur se me një vullnet të mirë të institucioneve përkatëse mundë të zgjidhen , tha në fund të prononcimit të tij para gazetarëve Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma.
Zyra për Informim