Në mesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët këtë vitë do të shkojnë në Haxhë si të ftuar nga Bashkësia Islame e Kosovës është edhe kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma .
Shumë qytetarë ,familjarë , zyrtarë të komunës së Hanit të Elezit, zyrtarë nga Bashkësia Islame dega në Han të Elezit me dt.09.10.2012, ishin tubur për të uruar rrugë të mbarë kryetarit të komunës Rufki Suma.
Muhamet Suma ,Kryetarë i Bashkësisë Islame Dega në Han të Elezit tha se kontributi i jashtëzakonshëm në shumë zhvillime pozitive në komunën e Hanit të Elezit, bashkëpunimi i ngushtë dhe i vazhdueshëm me BI-në,kujdesi i tij i veçantë për të gjitha kategoritë sociale ishte arsyeja që z. Suma të jetë i ftuar i Bashkësisë Islame Dega në Han të Elezit për Haxhin e këtij viti.
Kryetari i komunës Rufki Suma edhe gjatë udhëtimit dhe qëndrimit në Aeroportin e Prishtinës ishte i shoqëruar nga familjarë ,shoqëria dhe zyrtarë komunalë.
Gjatë gjithë kohës z. Suma ishte i shoqëruar edhe nga Kryetari i Bashkësisë Islame Dega në Han të Elezit z. Muhamet Suma me bashkëpunëtorët e tij.Ata me këtë rast realizuan edhe një takim rasti me Udhëheqësinë më të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Zyra për Informim