Hani i Elezit 06.06.2014
Pas tragjedisë së KEK-ut që ndodhi sot, në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të komunës së Hanit te Elezit, ngushëllojë familjet e viktimave të kësaj tragjedie, si dhe të lënduarve ju dëshirojë shërim sa më të shpejtë.
Me dhembje të thellë morëm sot lajmin e hidhur për tragjedinë e ndodhur sot në repartin e "Elektrolizës" në KEK. Ndaj shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, familjarëve, miqëve e kolegëve që humbën jetën në krye të detyrës, ndërsa të lënduarëve, ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.
Duke lutur Allahun që punëtoret që humben jeten në vendin e tyre të punës duke na sjellur neve dritë, ti ketë shpërblyer me dritën e Xhenetin, të lutemi që ngjarje të tilla të mos na përsëriten më në vendin tonë.
Kryetari i Komunës
Rufki Suma