Kryetari i komunës Rufki Suma në takim me zyrtarët nga Policia Kufitare tha se komuna e Hanit të Elezit do të jetë në gjendje të mobilizuar.
Zhvillimet në Kumanovë, ku nga orët e para të mëngjesit, policia maqedone ndërmori aksion në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë, e cila është e banuar kryesisht nga shqiptarët dhe njoftimet për disa të vrarë e të plagosur, bënë që në vendkalimin kufitarë në Han të Elezit të shtohet gjendja e gadishmëris.
Për më tepër, informatat e fundit që vijnë nga terreni dhe disa raportimeve në mediat se ka edhe fluks të refutgjatëve drejt pikave kufitare bëri që kryetari i komunës Rufki Suma të zhvillojë takim me zyrtarët policorë në vendkalimin kufitar në Han t Elezit.
Ai me këtë rast është takuar me eprorin z.Xhemail Ramadani për të marrë imformatat mbi situatën e fundit në këtë vendkalim me theks të veçantë për ndonjë fluks eventual të refugjatëve nga zonat e krizës në Republikën e Maqedonisë.
Sipas z.Ramadani gjendja në vendkaliimin kufitarë gjatë ditës mundë të vlerësohet si e zakonshme.Megjithatë ai tha se në orët e pasditës janë evidentuar raste të qytetarëve të cilët vijnë nga zonat e krizës përkatësisht qyetit të Kumanovës me rrethinë.
Në komunikim me ata kemi kuptuar se po largohen për shkak të zhvillimeve të fundit, por se për momentin nuk kemi të evidentuar qytetarë që zyrtarisht kanë kërkuar strehim nga organet tona.
Megjithatë kryetari i Komunës Rufki Suma e njoftoi z.Ramadanin se në rast të përshkallëzimit eventual të situatës dhe paraqitjes së fluksit të refugjatëve Komuna e Hanit të Elezit do sigurojë kapacitete të nevojshme për strehim të përkohshëm për këdo që këtë e kërkon.
Ai me këtë shprehu ngushllime familjeve qe kan humbur më të dashurit e tyre.
Kryetari Suma vlerëson se në këtë situate është e domosdoshme intervenimi i faktorit ndërkombëtar sepse Maqedonasit nuk rrespektojn marrëveshjet që vet i kan nënshkruar siç ishte Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001.
Kryetari Suma tha se edhe komuna e Hanit të Elezit do të jetë në gjendje të mobilizuar për të planifikuar alternativat e emergjencës së mundëshme.