Hani i Elezit 30.12.2011
Kryetari i komunës Rufki Suma në ditën e fundit të punës për vitin 2011 ftoi në një kafe të përbashkët gjithë shërbyesit civil të komunës së Hanit të Elezit.
Po lëmë pas një vit shumë të suksesshëm dhe po e shfrytëzoj rastin që të ju falënderoj të gjithë juve që u angazhuat dhe kontribuat që këtij suksesi ti gëzohemi të gjithë .
Jam shumë i vetëdijshëm se për të arritur që të realizojmë edhe më shumë se që kishim planifikuar më është dashur të mbështetem edhe në mundësit e juaja ,por tani kur kemi edhe rezultatet e arritura do të kemi edhe besimin e qytetarëve tanë ,në shërbim të të cilëve jemi.
Kërkesa ime e përhershme do të jetë që të jemi në shërbim të qytetarëve dhe se ata gjithmonë duhet të ndjejnë përkrahjen tonë në të gjitha situatat kur mundemi të ju ndihmojmë.
Puna e juaj duhet gjithmonë të mbështete në etikën e mirësjelljes dhe profesionalizmit ndaj palëve ,tha në takim me shërbyesit civil z.Suma .
Zyra për informim
Zyra për informim