Hani i Elezit 26.07.2012
Me qëllim të informimit sa më të mirë për të gjitha zhvillimet ,sfidat si dhe planet e komunës së Hanit të Elezit, kryetari i komunës Rufki Suma është takuar me bashkatdhetarët e komunës së Hanit të Elezit.
Para një numri të madh të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit të cilët jetojnë dhe punojnë përkohësisht në vende të ndryshme të Evropës e më larg ,z.Suma së pari ju urojë mirëseardhje në familjet e tyre duke ju dëshiruar pushime sa më të mira .Ai në vazhdim prezantoi zhvillimet më të rëndësishme në komunën e Hanit të Elezit , duke u ndalë në veçanti në investimet të cilat janë realizuar në fushën e infrastrukturës ,arsimit,shëndetësisë dhe zhvillimit të kapaciteteve të administratës komunalë.
Komuna e Hanit të Elezit ka një kapital modest për investime, afër 400.000,00 € në vit ,mirëpo falë donatorëve në radhë të parë Qeverisë së Kosovës si dhe donatorëve të jashtëm si Komisioni Evropian,USAID-i,LOGOS-i,CARITAS-i,CDF-ja,SHARRCEMI,UNHABITAT-i e donatorë tjerë, janë realizuar shumë projekte të cilat arrijnë vlerën e disa milion euro.
Të nderuar bashkatdhetarë,kontributi i juaj në zhvillimet e përgjithshme ,si në kohën e luftës por edhe në periudhën e ndërtimit dhe rindërtimit të vendit tonë në përgjithësi ,dhe komunës së Hanit të Elezit në veçanti mbetet i pazëvendësueshëm .Megjith atë juve të cilët dëshironi që të ktheheni në vendlindje dhe të investoni , komuna jonë do të ju ofrojë të gjitha lehtësirat e mundëshme.Në këtë mënyrë do të mundësoni zhvillimin e komunës dhe punësimin e të afërmve tuaj ,tha z. Suma para mërgimtarë duke iu uruar edhe një herë pushime sa më të mira.
Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli duke uruar bashkatdhetarët për shëndet të mirë dhe pushime sa më të mira në vendlindje, tha se me takime si ky dëshmohet përgjegjësia e institucioneve ndaj bashkatdhetarëve tanë për ti mbajtur të informuar për të gjitha zhvillimet e rëndësishme në vendin tonë.
Duke e çmuar lartë rolin e Diasporës Shqiptare pa dallim z. Makolli tha se në zhvillimet e rëndësishme të shtetëformimit lufta e UÇK-së ,faktori ndërkombëtarë , dhe Diaspora e fuqishme Shqiptar kanë qenë shtyllat kryesore të këtij procesi.
Sot kur po ndërtohet gjenerata e tretë e diasporës sonë ,të fëmijëve të cilët lindin në Paris ,Londër ,Berlin e metropolet tjera Evropiane,roli i Ministrisë Diasporës bëhet edhe më i madh për ti mbajtur të lidhur për vendlindjen aq më tepër pasi që po ndërtojmë gjeneratë me kapital të rëndësishëm si ekonomik,intelektual dhe financiarë.
Ministria e Diasporës do të mbetet e përkushtuar që të afrojë të gjithë potencialin e vetë në shërbimin e juaj , përmes përfaqësive diplomatike .Megjith atë jemi në fillimin e shumë proceseve të rëndësishme dhe si shtet i ri jemi me potenciale të kufizuara. Për këtë arsye jemi mobilizuar që të shtohet kapaciteti dhe angazhimi i administratave nëpër komuna,me orarë të zgjatur por edhe ditëve të vikendit,vetëm që të ju marrim sa më pakë kohë për shërbimet për të cilat ju keni nevojë tha z. Makolli duke uruar për shëndet të mirë dhe duke i ftuar të gjithë bashkatdhetarët që të jenë pjesëmarrës në ,,Ditën e Mërgatës” që do të mabahet me 4 Gushtë në Prekaz.
Për bashkatdhetarët me këtë rast u shtrua edhe Iftar dhe u prezantua program muzikorë i përgatitur nga SH.K.A ,, Sharri” për këtë rast.
Zyra për Informim