Hani i Elezit 09.12.2011
Funksionimi dhe organizimi i pushtetit lokal ishte ora mësimore të cilën nxënësit e shkollës së mesme ,,Dardania “ nga Hani i Elezit vendosën ta mbajnë në Institucionin e Komunë së Hanit të Elezit.
Dhe ata që janë më kompetentët, Kryetari i Komunës Rufki Suma dhe Kryesuesi i Kuvendit Menduh Vlashi, me shumë kënaqësi pranuan që para nxënësve të spjegojnë funksionimin e pushteti lokal ,si janë të ndara pushtetet dhe cilat janë mekanizmat e funksionimit të pushtetit lokal.
Secili nga zyrtarët e lartë para nxënësve përshkruajti mënyrën e zgjedhjes së tyre duke iu spjeguar mënyrë e zgjedhjes si dhe përgjegjësit që kanë para ligjit dhe para votuesve që ata i kanë zgjedhur.
Z.Suma dhe z.Vlashi njoftuan nxënësit se komuna e Hanit të Elezit është komunë e re dhe se qytetarët e kësaj treve kishin rastin që për herë të parë të votojnë për të përzgjedhurit e tyre në zgjedhjet e vitit 2009.
Sigurisht se edhe për ne ka qenë mjaft e vështirë që të ja fillojmë që nga e para,por se falë angazhimit ia kemi dalë që të kemi një administratë funsionale thanë zyrtarët para nxënësve.
Sigurisht se edhe për ne ka qenë mjaft e vështirë që të ja fillojmë që nga e para,por se falë angazhimit ia kemi dalë që të kemi një administratë funsionale thanë zyrtarët para nxënësve.
Si votohet në kuvend, si egzekutohen vendimet , si bëhen pagesat, si ndahet buxheti,ishin disa nga pyetjet e nxënësve drejtuar dy zyrtarëve të lartë, të cilët në përgjigjet e tyre u munduan të jenë sa më të thjeshtë dhe të kuptueshëm për nxënësit.
Pas takimit nxënësit vizituan edhe objektin e komunës dhe mënyrën e organizimit të zyreve egzekutive të administratës komunale.
Zyra për informim