Hani i Elezit 02.10.2013
Kryetari i komunës Rufki Suma në vigjilje të fillimit të fushatës zgjedhore, apelon deri te partitë politike, kandidate për këshilltarë komunal dhe anëtarët e aktivistët e tyre, institucionet e shtetit, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarët e komunës së Hanit Elezit që të japin kontributin e tyre për një fushatë zgjedhore të drejtë pa dhunë dhe me sjlljen e tyre të qytetëruar të bëhen pjesë e një gare politike fer dhe demokratike.
Kryetari Suma ftonë partitë politike dhe kandidatët të bëjnë një fushatë zgjedhore pozitive që do të bazohet mbi propozimet programatike, ide dhe vizione dhe jo mbi denigrime dhe fyerje ndaj njëri tjetrit.
Demokracia nuk ka të bëjë vetëm që të dalësh dhe të votosh, por ka të bëjë edhe me lirinë e qytetarëve për të shprehur mendimin dhe vendimin e tyre , dhe të jenë pjesëmarrës në një proces të mirëfilltë politik, andaj të kontribuojmë të gjithë për një fushatë të dinjitetëshme politike tha kryetari Rufki Suma në apelin e tij drejtuar qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit në prag të fillimit të fushatës zgjedhore.
Zyra për Informim