Mbajtëm takimin e parë me qytetarë për punët e realizuara dhe aktivitetet e ekipit qeverisës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024.
Në këtë takim, prezentova marrëveshjet e arritura dhe projektet e hartuara, e poashtu punët e realizuara nëpër secilën drejtori.
Ky prezentim ishte në pika të përgjithshme, ndërkaq në fund mirëpritëm edhe pyetjet, sugjerimet, rekomandimet, lëvdatat, por edhe kritikat nga të pranishmit.
Falënderim për të pranishmit në sallë që ndanë kohë për të dëgjuar raportin tonë gjashtëmujor dhe kontribuan në këtë takim.