Gjatë ditës së sotme në institucionin e komunës mirëpritëm klasën XI-2 nga SH.M.L. “Dardania” me profesorin Rrahman Brava.
Ata i njoftova në pika të shkurta për detyrat dhe përgjegjësitë që i përmbledh institucioni i komunës, si dhe mbi rolin e kryetarit të komunës, drejtorive dhe kuvendit komunal.
Kombinimi i mësimit teorik dhe praktik në shkolla ndihmon në përvetësimin më të shpejt dhe më cilësor të njohurive, e në këtë rast në lëndën e Edukatës Qytetare, me vizitën e sotme nxënësit u njohën nga afër me institucionin kryesor për zhvillimin e qytetit.