Të dashur bashkëqytetarë!
Të nderuar besimtarë të fesë islame!
Jemi në prag të fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, muaj i mëshirës, sakrificës, begatisë, devotshmërisë dhe muaj ku të gjithë duhet të sjellim harmoni dhe paqe mes njerëzve.
Në këtë muaj të shenjtë, na jepet mundësia që virtytet tona të mira t’i shumëfishojmë, ndërsa anët tona jo aq të mira t’i reduktojmë.
Uroj për të gjithë besimtarët agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara nga Zoti i Madhërueshëm!
Urime të gjithëve Muajin e Shenjtë të Ramazanit!