Bashkë me një pjesë të stafit, ishim në një takim te Bashkësia Islame në Han të Elezit, për të uruar rizgjedhjen e kryetarit të KBI-Hani i Elezit si dhe iu shpreha gatishmërinë time si Kryetar i Komunës për të bashkëpunuar për të mirën e komunitetit.
Me këtë rast, i urova edhe për Muajin e Shenjtë të Ramazanit, dhe përcollëm mesazhet tona institucionale për paqe dhe harmoni mes nesh.
Në shenjë nderimi dhe vlerësimi për punën e tyre në të gjitha hapat e shtetndërtimit të Kosovës, iu dhurova një simbol të UÇK-së, e cila në gjirin e saj i bëri bashkë të gjithë shqiptarët pa dallime gjinore e fetare.