Sot, në një takim të veçantë, pata kënaqësinë të pranoj një pikturë nga Fetah Shehu, të cilën do ta vendos në zyrën time e që paraqet simbolin më të bukur të qytetit tonë. Kjo vepër përfaqëson jo vetëm mjeshtërinë artistike të autorit, por edhe një reflektim të thellë mbi kujtesën dhe historinë tonë kolektive.
Fetah Shehu, disa kohë më parë, mbajti një ekspozitë në Han të Elezit me titullin “Një bashkëbisedim me nënlokën”, ku përmes pikturës paraqiti ngjarje dhe histori nga lufta e fundit në Kosovë. Veprat e tij sjellin emocione të forta dhe na rikujtojnë rëndësinë e ruajtjes së kujtesës, si një detyrim ndaj së kaluarës dhe brezave që vijnë.
Jam mirënjohës për këtë dhuratë domethënëse dhe për kontributin e tij në pasurimin e jetës kulturore dhe artistike në komunën tonë