Me ftesë të organizatës ALDA po marrim pjesë në Festivalin e ALDA-s dhe Asamblesë së Përgjithshme mbi “Ndikimin global të demokracinë lokale”, përmes së cilës të gjithë pjesëmarrësve iu jepet mundësia të eksplorojnë sinergjinë ndërmjet niveleve lokale dhe evropiane të qeverisjeve.
Përmes këtij evenimenti, do të bëhet edhe përzgjedhja përmes votës e 12 anëtarëve të rinjë të bordit të ALDA-s, ku po marrin pjesë pjesëmarrës nga dhjetra shtete evropiane dhe më gjerë.
Me themelimin e ri të bordit të ALDA-s synohet rritja e bashkëpunimit mes shteteve evropiane, duke përfshirë edhe shtetet ballkanike, duke u orientuar për zhvillimin e “smart cities” apo qyteteve të mençura.
Punimet e kësaj ngjarje po zhvillohen në Barcelonë të Spanjës dhe do të zgjasin tre ditë.