Mora pjesë në një takim me Kryetarët e Komunave të Kosovës dhe Presidenten e Republikës së Kosovës, për të diskutuar lidhur me rolin e komunave në parandalimin e dhunës me baza gjinore, rolin e komunave në zhvillimin e turizmit, si dhe mbi raportin bashkëpunues mes komunave dhe presidencës.
Në këtë takim shpreha sfidat, nevojat dhe kërkesat e komunës lidhur me temat e diskutuara, me shpresë se diskutimet tona do të merren parasysh dhe do të shqyrtohen nga organet relevante, për të arritur bashkëpunime të cilat mund t’i finalizojmë me projekte në të mirë të komunitetit.