ryetari i Komunës Mehmet Ballazhi mirëpret një mysafir special me famë ndërkombëtare, KESH FREESTYLE – një nga freestyler-ët më të njohur në botë.
Kishim nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim një mysafir special me famë ndërkombëtare, KESH FREESTYLE – një nga freestyler-ët më të njohur në botë. Ai erdhi nga Franca për të takuar talentin e ri dhe shpresën e sportit në Han të Elezit, 8-vjeçarin Ekon Dernjani.
Gjatë vizitës, KESH ndau përvojat e tij, tregoi truket dhe teknikat e tij të veçanta të freestyling-ut dhe frymëzoi të rinjtë lokalë për të ndjekur pasionin e tyre në sport. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të nxitur zhvillimin e sportit dhe kreativitetin mes të rinjve dhe për të promovuar kulturën e sportit në komunitetin tonë.