Misioni i OSBE-së në Kosovë vazhdon të mbetet i rëndësishëm dhe i dobishëm për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.
Sot, zhvillova një takim me Drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së, z. Igli Totozani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Takimi u fokusua në vlerësimin e bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe OSBE-së, si dhe në mundësitë për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.
Gjatë takimit, e njoftova z. Totozani me zhvillimet aktuale në Han të Elezit, projektet e realizuara së fundmi, ato në proces implementimi, si dhe planifikimet për vitin e ardhshëm, me theks të veçantë në projektet integruese që përfshijnë të gjitha kategoritë e shoqërisë.