Hani i Elezit 23.06.2011
Sfidat dhe të arriturat për gjashtëmujorin e parë të vitit 2011 ishte tema e bashkëbisedimit të kryetarit të komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma me qytetarët.
Duke bërë një përmbledhje të gjitha aktiviteteve të ekzekutivit në gjashtë mujorin e parë të vitit 2011 ,z.Suma tha se vonesa në miratimin e buxhetit për vitin 2011 ka bërë që disa nga aktivitetet e planifikuara që me fillim të vitit është dashur që të shtyhen ,mirëpo kjo vonesë nuk do të pengojë që projektet e planifikuara për vitin 2011 të mos realizohen.
Ai me këtë rast përmendi disa nga projektet të cilat tashmë janë në fazën përfundimtare si rruga fshati Gorancë –Hani i Elezit,rruga fshati Paldenicë- Hani i Elezit , rregullimi i sheshit të qytetit,duke vazhduar me tej me shumë aktivitete fillestare për nismën edhe të shumë projekteve tjera që tashmë janë në fazën e tenderimit si Rregullimi i kanalizimit nga Dheu i Bardhe – Uji i Thartë ,projekt i financuar nga MPMS,Renovimi i kulmit dhe dyshemesë në Shkollë Fillore ,,Ilaz Thaçi”,dhe Instalimi i ngrohjes qendrore në Shkollën Fillore,,Kështjella e Diturisë” projekte të Financuara nga LOGOS-si Zviceran,Ndërtimin e rrugës Hani i Elezit – Fshati Dimcë ,Ndërtimin e Sallës së Sporteve që tashmë kanë filluar përgatitjen e terenit.
Komuna e Hanit të Elezit do të mundohet që në tërësi ti përmbush obligimet e marra para qytetarëve ,mirëpo megjithatë janë disa probleme me të cilat do të duhet të ballafaqohemi,sidomos në fushën e menagjimit të mbeturinave dhe mirëmbajtjes së ujësjellësi për të cilën janë bërë edhe hapat e parë pasi që kuvendi në seancën e radhës do të ketë në rend dite Propozim vendimin për themelimin e Ndërmarrjes Publike Komunale, .
Z Suma duke iu drejtuar qytetarëve shfrytëzoi rastin që të falënderoi edhe shumë partnerë të cilë kanë shprehur gadishmërin që me projekte të ndryshme do të përkrahin Komunë e Hanit të Elezit,si LOGOSI-n,CARITAS-in,GIZ-in,IOM-in .
Zyra për Informim