Hani i Elezit – 31.12.2010
Në ditën e fundit të vitit 2010 Kryetari i Komunës Rufki Suma mbajti një takim me shërbyesit civil të Komunës së Hanit të Elezit me ç’rastë ai i falëmnderoi për angazhimin dhe përkushtimin e tyre që vitin 2010 ta përmbyllim me një konstatim të përbashkët si vit të suksesshëm.Edhe pse me një numër të kufizuar të stafit megjithatë shërbyesit civil ia kanë arritur që ti plotësojnë të gjitha kërkesat e qytetarëve.
Duke bërë një përmbledhje të shkurtë të të gjitha aktiviteteve gjatë këtij viti, z,Suma theksoi se viti po përmbyllet me afro 4 milion € investime në komunë që mundë të konsiderohet si sukses i jashtëzakonshëm ,me menaxhim shumë të kujdesshëm të buxheti me 97% të realizuar,si dhe me sukses shumë të mirë të grumbullimit të të hyrave vetanake prej afro 200.000€ që është për 60% më i madhë se që ishte planifikuar.

Duke i konsideruar të gjitha këto arritje si rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët z.Suma uroj shërbyesit civil ,duke premtuar se do të angazhohet që pozita e tyre materiale të jetë në përputhje me angazhimet dhe rezultatet e treguara në punë
Në fund Kryetari i Komunës Z.Rufki Suma të gjithë shërbyesve civil ,si dhe gjithë qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit iu uroj vitin e ri 2011.
Zyra për Informim