Komunën e Hanit të Elezit sot e vizitoj Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj me bashkëpunëtor dhe më këtë rast ata u pritën nga Kryetari i Komunës Rufki Suma .
Duke i uruar për mirëseardhje kryetari i Hanit të Elezit Rufki Suma tha se lirimi i tij nga akuza në Gjykatën e Hagës ka qenë lajm i gëzuar për të gjithë qytetarët e Kosovës ,duke thënë se kemi qenë të bindur në pafajësinë e juaj, por edhe në pastërtinë e luftës çlirimtare. sepse luftën e Kosovës e kemi përjetuar të gjithë. E dimë se çka ka ndodh dhe me këtë bindje kemi pritur fitoren dhe drejtësinë në Hagë, tha z. Suma.
Në vazhdim kryetari Suma e njoftoi z. Haradinaj mbi zhvillimet e përgjithëshme të komunës së Haniit të Elezit , duke thanë se në aspektin zhvillimor jemi duke ecur me hapa të sigurt dhe se kemi investuar në shumë segmente kyçe që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e komunës së Hanit të Elezit dhe e lehtësojnë jetën dhe zhvillimin e qytetarëve në shumë sfera.
Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se ndjehet i privilegjuar që gjendet në komunën e Hanit të Elezit pasi që zanafilla e formimit të kësaj komune fillon në kohën sa unë isha kryeministër.Pra unë ndjehem kumbarë I kësaj komune dhe gëzohem shumë që ai vendim ka qenë I arsyeshëm dhe se zhvillimet pozitive të komunës suaj këtë më së miri e dëshmojnë
Në vazhdim Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kthimi i tij në Kosovë, e detyron atë që të angazhohet dhe të punojë edhe më shumë për vendin e tij.
Në rast se i marrë këto përgjegjësi kam me fillu me punu dhe kam me qenë në punë, veç në punë. Me fol ndoshta jo shumë, por me punu sa të mundemi për të mirën e vendit dhe të gjithë njerëzve.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen e tij se në rast se qeverisë me vendin do të punojë pandërprerë për t’i quar proceset përpara.
z.Haradinaj ka vlerësuar se vendin e presin sfida të mëdha, por ka thënë se të gjithë së bashku duhet punuar për t’i tejkaluar ato në mënyrë që vendi të integrohet dhe mos të mbetët prapa vendeve të rajonit.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, pas takimit me kryetarin e komunës është takuar edhe me anëtarët dhe simpatizuesit e kësaj partie në komunën e Hanit të Elezit.