Hani i Elezit 06.11.2013
Kryetarët e këshillave lokale të vendbanimeve dhe fshatrave të komunës së Hanit të Elezit në një takim rasti uruan kryetarin e komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma me rastin e rizgjedhjes për mandatin e ardhëshëm katër vjeçarë.
Nusret Shiti, kryetarë i këshillit lokal të Hanit të Elezit në emër të kryetarëve të këshillave lokale uroj kryetarin Suma për mandatin e ardhshëm duke theksuar se do të vazhdohet me bashkëpunimin shumë të mirë i cili është vendosur ndërmjet komunës së Hanit të Elezit me këshillat lokale.
Duke falënderuar për urimin, kryetari Suma vlerësoi lartë kontributin e kryetarëve të këshillave lokale në mbarvajtjen e procesit zgjedhorë i cili rezultoi shumë i suksesëshëm .
Përkundër shumë parashikimeve, zgjedhjet në komunën e Hanit të Elezit kaluan në një atmosferë shumë të mirë dhe fatmirësisht përfunduan që në rrethin e parë, gjë që do të mundësoj që të humbim sa më pak kohë dhe të vazhdojmë me projektet dhe planifikimet të cilat i kemi miratuar së bashku. Kryetari Suma i rikujtoi edhe një herë kryetarët e këshillave lokale për rolin shumë konstruktiv që mundë të kenë këshillat lokale në kuptimin e komunikimit sa më të mirë ndërmjet komunës dhe qytetarëve të cilët ata përfaqësojnë.
Kryetari Suma edhe një herë është zotuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me kryetarët e këshillave lokale për të implementuar projektet e planifikuar për vitin e ardhshëm duke i inkurajuar që edhe ata me projekte konkrete të kontribojnë në zhvillimin e komunës.
Zyra për Informim