Në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri , delegacioni i Komunës së Hanit të Elezit i kryesuar nga Kryetari i Komunës z. Rufki Suma takoi personalitete më të larta të Republikës së Shqipërisë.
Delegacionin nga Komuna e Hanit të Elezit u priti Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha.
Pas prezantimit të shkurtë të komunës së Hanit të Elezit ,gjendjen aktuale ,dhe perspektivën për një zhvillim në të ardhmen z. Suma tha se këtë vizitë e kemi planifikuar me delegacionin nga komuna e jonë që të vizitojmë institucionet më të larta të shtetit Shqiptar në këtë vit jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptarë .
Vizitën tonë po e realizojmë në vigjilie të kremtës së madhe kombëtare të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë , tha Kryetari i Komunës Rufki Suma duke falenderuar për mikpritjen.
Kryetari Suma njoftoi Kryeminstrin z. Berisha se Komuna e Hanit të Elezit është themeluar në vitin 2005 në kuadër të procesit të decentralizimit në Kosovë, fillimishtë si Pilot Njësi Komunale ku këtë status e kishte deri ne vitin 2008, kur u themelua si komunë me kompetenca të plota
Hani i Elezit ka 10.000 banorë dhe gjendet ne pjesën jugore te Kosovës dhe kufizohet me Republikën e Maqedonisë dhe njihet si qendër industrial me një potencial të mirë për zhvillim tha më tej z. Suma
Të vetëdijshëm se sa më e afër është 28 Nëntori , agjendat e juaja do të jenë me të ngarkuara , andaj dëshira jonë ishte që të ju urojmë së pari shëndet dhe punë të mbarë, institucionin që ju përfaqësoni dhe përmes jush të falënderojmë për gjithë angazhimin e shtetit Shqiptarë për përkrahjen e dhënë Pavarësisë së Kosovës.
Gëzohem shumë dhe vlerësoj vizitën e juaj ,është një 100 vjetorë historik për popullin shqiptarë thas z. Berisha .
Ne kemi pasur shume vështërsi gjatë këtyre viteve dhe kemi një mijë arsye ta festojmë këtë përvjetorë këtu në Shqipëri dhe në Kosovë.
Pas përpjekjeve mbinjerëzore Kosova është bërë Republikë e lirë dhe e pavarur, me një projekt shumë të qartë, integrimin dhe të ardhmen në Bashkimin Evropian .
Pas një izolimi gjysmë shekullorë ku nga qyteti në qytet mundë të shkohej vetëm me rrugë këmbësorësh, sot kemi arritur që të ndërtojmë mbi 10.000 km rrugë . Nuk ka gjë me te rëndësishme se infrastruktura ,dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë të investojmë në ndërtimin e rrugëve për të lehtësuar komunikimin mes qytetarëve . Rruga e kombit ka shkurtuar shumë rrugën me Kosovën për të dhënë një hovë zhvillimit në të dy anët e kufirit. Jemi duke bërë investime në drejtim të Shkupit për të shkurtuar për 100 kilometra , apo të paktën një orë rrugën e tyre për në Shqipëri, ku pala Maqedone do të ndërtoj 12 km . Në këtë projekt mundë të përfitojë edhe pjesa lindore e Kosovës , jemi duke ndërtuar edhe në drejtimin e Dragashit. Dhe tërë këto investime do mundësojnë integrime dhe hapjen e një tregu të përbashkët dhe perspektivë të shkëlqyeshme ,tha në fund të takimit me delegacionin e komunës së Hanit të Elezit Kryeministri z. Sali Berisha.