Hani i Elezit
Kryetari i komunës Rufki Suma në debatin e dytë publik për vitin 2014 prezantoi para qytetarëve të Komunës së Hanit të Elezit “Raportin e punës për vitin 2014 , sfidat dhe të arriturat si dhe informatën mbi aktivitet e KKSB-së për vitin 2014.
Kryetari Suma duke falënderuar qytetarët për pjesmarrjen në këtë debat në mënyrë kronologjike i njoftoi ata lidhur me zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit gjatë vitit 2014.Ai tha se viti 2014 e gjeti komunën e Hanit të Elezit me të gjitha organet e konstituuara të dala nga rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 2013.Kjo mundësoi që ekzekutivi dhe legjislativi të kryejnë funksionet e tyre në përputhje me objektivat e planifikuara për vitin 2014.
Kryetari Suma duke u ndalur veç e veç në disa prej zhvillimeve më të rëndësishme, tha se në vitin 2014 janë realizuar shumica e projekteve të planifikuara si Asfaltimi i rrugës Paldenicë-Dërmjak, Aneksin e Emergjencës të QKMF-së “Menduh Kaloshi”, fillimin e ndërtimit të Fazës së Dytë të SHFMU “Ilaz Thaçi”është investuar në infrastrukturën publike në fshatrat Paldenicë e Gorancë, përmes CARITAS-it është përkrahur sektori i Arsimit, Shëndetësi dhe komunitet i fshatit Seqishtë,kanë filluar punimet në rehabilitimin e ujësjellsit të Globoqicës si dhe përmes projektit të LAB-it të financuar nga Sharrcemi janë realizuar projkte të rëndësishme në fuqizimin e sektorit të bujqësisë në komunën e Hanit të Elezit.
Duke u ndalur në zhvillimet buxhetore kryetari Suma tha se buxheti për vitin fiskal 2014 është 1,859,223.13 €, ku nga grantet qeveritare ishin 1,482,040.00 €, kurse nga të hyrat vetanake në shumë prej 377,183.13 €. Nga këto mjete për shpenzime kapitale janë ndarë 531,093.68 € apo 28.57%. Planifikimi i të hyrave vetanake për vitin 2014 ishte 350,000.00€, ndërsa deri sot janë mbledhur në shumë prej 266,529.00 € apo 17,681.00 € më shumë se në vitin 2013.
Përveç shumë projekteve të realizuar kryetari Suma tha se jemi munduar që me buxhetin tejet të kufizuar të ju dalim në ndihmë kategorive të ndryshme të qytetarë tanë duke veçuar vendimin e Kuvendit të Komunës. për Përkrahjen e lehonave në shumë prej 100 €.
Këtë vit kishim edhe shumë vizita të personalitetve të larta si vendore por edhe ndërkombëtare duke veçuar vizitën e Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë z.Ian Cliff, Udhëheqës të Bashkësisë Islame të Kosovës të udhëhequr nga myftiu Naim Tërnava, vizitën e Komandantit të Detashmentit të Përbashkët Rajonal të Jugut (JRD) të KFOR-it, kolonelin Zorlu Topaloglu, Zëvendës Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë znj.Jannifer Bachue, Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi.
Kryetari Suma i njoftoi qytetarët edhe me aktivitetet e Këshillit Komuna për Siguri në Bashkësi. Ai tha se për dallim nga komunat tjera komuna e Hanit të Elezit ka realizura takime mujore të këtij këshilli. Në këto takime ku pjesmarrës janë përfaqësues të Policisë së Kosovës, Policisë Kufitare, Policisë së Vijës së Gjelbër, FSK-së si dhe përfaqësues të institucioneve relevante, vlerësohen të gjitha shqetësimet të aspektit të sigurisë së qytetarëve të komunës.
Është vlerësim i këtij këshilli se situata e përgjithshme e sigurisë është e mirë dhe se numri i rasteve të raportuara është duke u zvogluar në vazhdimësi.Tema të këtyre takimeve janë edhe problemet ditore si problemet me qentë endacak, raste të ndryshme që rezikojnë sigurinë publike si dhe janë ndërmarrë shumë aktivitete të përbashkëta me qëllim të rritjes së sigurisë publike si vendosja e kamerave në institucionet publike dhe në qytetin e Hanit të Elezit.
Zyra për Informim