Festa e Fitër Bajramit paraqet sakrificën për paqen dhe lumturinë e njeriut. Në këtë festë duhet t’u gjendemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore.
Për ish komandantin e UÇK-së ,tani kryetarin e komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma ashtu si edhe për të gjithë Bajramet e shkuara që nga viti 1999 kjo ditë fillon me faljen në Xhamin e fshatit Pustenik , homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe më pas vizitë Familjeve të Dëshmorëve të komunës së Hanit të Elezit.
Ai i shoqëruar nga ish ushtarë të UÇK-së ,pjestarë të FSK-së , Kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve ,ishin ndër musafirët e parë që hapën dyert e Familjeve të Dëshmorëve të komunë së Hanit të Elezit.
Dëshmorët e kombit janë dëshmitarë të ngjarjeve më të rëndësishme të histories sonë, janë pasuria më e madhe kombëtare dhe shembulli më i mirë i respektimit të dinjitetit kombëtar, krenaria dhe simbolika e pavarësisë së vendit tone.
Jemi për të satën herë në këto familje ,familje të qëndresës së jashtëzakonshme dhe ato sakrifica të panumërta që dhanë heronjtë e historisë sonë më të re, për të përkujtuar veprën më sublime të burrave të sakrificave të mëdha, të cilët nuk kursyen jetën e tyre, në mënyrë që ne sot të gëzojmë lirinë që kemi
Me familjarët e dëshmorëve i kujtojmë bijtë e tanë, na kaplojnë emocioni i dhembjes dhe krenarisë, ndajmë dhimbjen për humbjen e më të dashurve të tyre, por ata duhet të jenë krenar për bijtë e tyre që ranë për të gëzuar sot lirinë dhe pavarësinë tha kryetari i komunës Rufki Suma duke uruar këto familje për festën e Fitër Bajramit.
Zyra për Informim
